Mbyllet “telenovela” Coutinho. Bayern Munich ben goditjen e madhe

Mbyllet “telenovela” Coutinho. Bayern Munich ben goditjen e madhe

455
0

Philippe Coutinho i bashkohet klubit të Bayern Munich me formulën e huazimit.

Zyrtare, klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për  brazilianin Philippe Coutinho.

Mesfushori Brazilian ka kaluar një sezon jo shumë të mirë tek klubi katalanas, klubi bavarez do të paguaj si fillim 15 deri në 20 milion euro, ndërsa lojtarin e ka blerë për çmimin 120 milion euro.

Konfirmimi i kalimit të Coutinhos ka ardhur nga vet klubi i Bayern me anë të një postimi në rrjete sociale.

Sulmuesi Coutinho ishte futur në tratativat e gjata të teknikut të Barcelonës me PSG për kalimin e sulmuesit Neymar tek klubi katalanas.

Coutinho do t’iu bashkohet kampionëve të Bundesligës në formë huazimi, braziliani para dy sezonesh kaloj tek klubi katalanas për shifrën record 160 milion euro por me paraqitjet e tij në fushë ka zhgënjyer shumë.