Mbyllet protesta, Basha kërcënon: Nuk njohim as policinë!

Mbyllet protesta, Basha kërcënon: Nuk njohim as policinë!

443
0

Lulzim Basha: Sot Edi Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve për të marrë sendin vjedhur nga bandat kriminale. Sot nuk kemi më kuvend, nuk kemi më qeveri, as polici. Kemi një bandë hajdutësh dhe kriminelësh që keqpërdorin institucionet. Kriminelët nuk arrestohen por bëhen deputet, biznesmenë. Qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre. Ne nuk njohim më pas policinë e krimit, mosbindja civile do shtrohet nga jugu në veri. Çdo kush që është në krah të bandës së hajdutëve është tradhtar i popullit të vetë dhe do të trajtohen si tradhtarë. Të bashkuar si asnjëherë, demokratë e socialistë të krishterë e myslimanë, gegë e toskë sot vazhdojmë rrugën tonë drejt demokracisë evropiane.