Mbyllet gara spektakolare e Moto GP në Japoni, ky është fituesi

Mbyllet gara spektakolare e Moto GP në Japoni, ky është fituesi

180
0

Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP pas një dueli spektakolar me Marc Marquez dhe mban gjallë garën për titullin kampion. Piloti italian i skuadrës Ducati parakaloi spanjollin e Hondës në xhiron e fundit, duke prerë vijën e finishit i pari për herë të pestë këtë vit. Me këtë fitore, Dovizioso e ngushton në 11 pikë diferencën me kryesuesin Marquez. Në podium përfundoi edhe Danilo Petrucci me Ducati Pramac, ndërsa Valentino Rossi e përfundoi shpejt garën, pasi u rrëzua pas vetëm disa xhirosh.

loading...