Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fiton mandatin e dytë qeverisës
Partia Socialiste Spanjolle fitoi zgjedhjet e parakohshme të ditës së diel duke u renditur e para mes forcave të shumta politike në vend.
Forca e qendrës së majtë siguroi 120 vende në parlament, ndërsa pas tyre u renditën kundërshtarët historikë të Partisë Popullore me 88 vota. Një hapësirë të madhe fitoi dhe forca e së djathtës ekstreme Vox duke marrë një rezultat të papritur: 52 deputetë.
Megjithatë, socialistët nuk fitojnë të drejtën të drejtojnë qeverinë pasi kanë fituar më pak se gjysma e 350 vendeve në parlament. Rritje të numrit të deputetëve patën dhe forcat politike të minoriteteve baske dhe katalanase. Spanja është futur në një spirale të rrezikshme politike teksa brenda 4 viteve ka mbajtur 4 palë zgjedhej të parakohshme. Nga ana tjetër, Spanja është njëri prej vendeve me papunësinë më të lartë në BE.