Mbyll mandatin, Juncker ‘dënon’ RËNDË BE-në për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Mbyll mandatin, Juncker ‘dënon’ RËNDË BE-në për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Gabim historik!

342
0

Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker e konsideron një ‘’gabim historik’’ pamundësinë e vendeve të BE-së për të miraturar njëzëri hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e KE-së Donald Tusk, Juncker vlerëson se këto dy vende e meritonin që sot të shpërbleheshin nga BE-ja me lajmin e mirë të çeljes së bisedimeve për anëtarësim.

 

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtyre 4 viteve. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik. Nëse BE dëshiron të respektohet, ajo duhet të respektojë angazhimet e saj”, foli për herë të fundit Juncker në rolin e kreut të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, përpara se t’i dorëzojë detyrën Ursula von der Leyenit.