“Mbyll gojën dhe bëj kujdes”, gazetari denoncon në polici kërcënimin

“Mbyll gojën dhe bëj kujdes”, gazetari denoncon në polici kërcënimin

276
0

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar ditën e djeshme një kërcënim që i është bërë në një emision mëngjesi. Kërcënimi ka ndodhur ditën e diel në emisionin e mëngjesit në “A1 Report”, ku një telefonues ka paralajmëruar Çollakun të mos dalë në televizor për të folur për bandat dhe për drogën. “Basir Çollaku të mos dalë më në ekran të flasë për bandat dhe për drogën, se e ka pas veshit. Duhet të mbyllë gojën e të bëjë kujdes”, ka thënë ai në emisionin e mëngjesit, e më pas ka mbyllur telefonin. Pas kësaj gazetari Çollaku, i cili është edhe drejtor informacioni në “Shijak Televizion”, ka depozituar kallëzimin në Policinë e Tiranës.