Mbrojtja nga kanceri i gjirit, çfarë duhet të ndryshoni në stilin e...

Mbrojtja nga kanceri i gjirit, çfarë duhet të ndryshoni në stilin e jetesës

339
0

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është vënë re që 30-40% të personave shfaqin kancerin e gjirit si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes, obezitetit dhe faktorët gjenetikë.
Çfarë ju ftoj të ndryshoni në stilin e jetesës tuaj?

1) Duhet të fokusoheni tek një dietë e balancuar, si dhe shumë të pasur me antioksidues.
2) Absolutisht qe dieta juaj duhet të jetë e pasur në fruta/ perime (5-6 propocione) ditore.

3) Kontrolli i peshës trupore, është më mirë për shëndetin të keni një % të masës dhjamore dhe kryesisht masës abdominale (kujdes jo të kontrollohet vetëm pesha trupore, por masa dhjamore).
4) Mundohuni të konsumoni vakte të shpeshta dhe të rregullta / me vakte. Mund të konsumoni deri në 6 vakte të vogla përgjatë ditës.
5) Evitoni konsumin e sheqerit, kryesisht nëpërmjet ushqimeve të rafinuara.
6) Kontrolloni konsumin e mishit të kuq dhe nënproduktet e tij. Por, kujdes, jo të evitohet totalisht konsumi i tij.
7) Evitoni konsumin e alkoolit, sidomos ato që përmbajnë përqindje të lartë, vera dhe birra mund të konsumohen ne proporcione të kontrolluara, 1 gotë vere 170ml dhe 250ml 1 gotë birrë / javë.
8 ) Evitoni konsumin e kripës, sidomos nëpërmjet produkteve të ambalazhuara, ndërsa tek gatimet këshillohet rreth 5 gr kripë. Duke shtuar përdorimin e erëzave, do të shtoni shijen tek ushqimi.
9) Sipas udhëzimeve shëndetësore amerikane, aktiviteti fizik (US Dietary Guidelines 2005) luan një rol kryesor për të mirëmbajtur peshën trupore, por dhe gjendjen fizike. Këshillohet të keni 45 minuta /5-6 herë në javë aktivitet me intensitet mesatar./JoTabu.al/