Mbrojtesi kuqezi Marash Kumbulla vlerësohet nga tifozët si një nga më të...

Mbrojtesi kuqezi Marash Kumbulla vlerësohet nga tifozët si një nga më të mirët e historisë së klubit italian

367
0

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë në Serie A këtë sezon, teksa po shkëlqen me Hellas Veronën.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha që e duan atë në ekipet e tyre përkatëse.

Megjithatë një vlerësim shumë të madh 20-vjeçari e ka marrë edhe nga tifozët e Hellas Veronës.

Këta të fundit, në një sondazh të bërë nga “CalcioHellas”, kanë zgjedhur 20 lojtarët më të mirë në histori të klubit, teksa përkrah tyre është përzgjedhur edhe Kumbulla.

Një vlerësim ky shumë i madh për talentin shqiptar, i cili që në një moshë shumë të re, është pjesë e më të mirëve në histori të klubit të veronez.