Mbretëresha harron skandalet dhe përgatitet për festa, ja çfarë u ka dhuruar 620 pjesëtarëve të stafit

By vizionc

December 14, 2019

 

Kemi hyrë në periudhën më të bukur të vitit atë të festave, të dritave shumëngjyrëshe, zbukurimeve plot jetë dhe dhuratave. Tradita kërkon që ato të hapen mëngjesin e Krishtlindjes poshtë pemës, por ky ‘’rregull’’ i pashkruar nuk vlen për mbretëreshën Elizabeth, e cila si çdo vit ka përgatitur dhuratat e festave të fundvitit për 620 punonjësit e stafit, një traditë e trashëguar nga gjyshi i saj.

 

Mbreti Xhorxhi i 5-të, do të ishte i pari që do të krijonte traditën e shpërndarjes së pudingut të Krishtlindjes, një ëmbëlsirë tipike britanike, por përtej vlerës ekonomike, për mbretin kjo dhuratë ishte një shenjë vlerësimi dhe falenderimi për të gjithë ata që i kishin shërbyer gjatë vitit. Elizabeth ka ndjekur shembullin e tij për shumë vite, por sivjet ka vendosur t’i gëzojë vartësit e saj duke u dhuruar plot 58.000 dollarë.

 

Sipas një ish-ndihmësi të mbretëreshës, edhe pse familja mbretërore është përfshirë së fundmi nga një furtunë skandalesh, Elizabeth ka vendosur të shprehë mirënjohjen e saj për besnikërinë dhe ndihmën e tyre të çmuar. Monarkja i takoi të gjithë ata personalisht në hollin e Pallatit të Buckingham-it, ku edhe kishte ekspozuar të gjitha dhuratat.