MBRËMË U SHKUND VENDI/ Pse nuk përputhet magnituda e ESCM me IGJEUM...

MBRËMË U SHKUND VENDI/ Pse nuk përputhet magnituda e ESCM me IGJEUM dhe a do ketë goditje të tjera tërmeti? Përgjigjet sizmiologu Rexhep Koçi

317
0

Mbrëmë në orëm 21:15, shumë përjetuan ankthin dhe frikën e tërmetit me magnitudë 4.9 që goditi vendin dhe që u ndje kryesisht në Tiranë e Durrës. Ndërkaq sizmiologu Rexhep Koçi ka dhënë shpjegime lidhur me faktin që agjencitë europiane thanë se tërmeti ishte 5.5 e ndërsa IGJEUM tha se ishte 4.9 rihter. “Çdo institucion ka ato praktikat e veta dhe njësinë e vet, varet se kujt magnitude i referohen. Ne në Shqipëri i vlerësojmë me magnitudë lokale. Do ishte mirë që çdo njeri që jeton në republikën tonë t’i referohej IGJEUM”, tha sizmiologu Koçi në Ora News.

Pyetur nëse do të kemi të tjera goditje tërmeti si ajo e mbrëmshmja, sizmiologu u përgjigj:

 

“Periudha pastërmetore ka shumë faktorë por më kryesore është ngjarja sizimike. Sa më e madhe të jetë një ngjarje sizmike siç ishte ajo e 26 nëntorit, aq e gjatë do jetë periudha pastërmetore. Do zgjasë disa kohë por aktiviteti sizmik do jetë në rënie pavarësisht se mund të ketë ndonjë periodë që mund të ketë me magnitudë më të lartë siç ishte dje”.