Lajme

Mbi 230 media ndërkombëtare jehonë vendimit të Metës

By vizional

June 09, 2019

Janë më shumë se 230 media ndërkombëtare që i kanë bërë jehonë vendimit të presidenti Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin e datës së zgjedhjeve, duke shmangur një përplasje civile.

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi mbrëmjen e djeshme dekretin e datës së zgjedhjeve.

Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Vendimi i kreut të shtetit në Shqipëri nuk po bën bujë vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare.

Media më të mëdha në botë dhe anë e kënd i kanë bërë jehonë vendimit.

‘New York Times’, ‘Washington Post’, ‘Abc’, ‘AP’, ‘Daily Mail’, etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta.

Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.