Diaspora

“Mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep” Edmond Prenga, shqiptari që habiti mediat Italiane me gjestin e tij

By vizional

April 05, 2020

“Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep, i njoh mire këto probleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”.

 

Ky ka qënë gjesti zemërgjërë I shqiptarit Edmond Prenga i cili tashmë është pronar I një furre buke në Itali. I pyetur për arsyet e këtij veprimi ai përgjigjet:

 

“U rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”, thotë ai sipas gazetës Shekulli.

 

Italia e tregoi vlerësimin e madh për vajtjen e 30 mjekëve shqiptarë në ndihmë të situatës e mesa duket po I kushton rëndësi të madhe dhe këtyre gjesteve të bëra me dashuri.