Mbappe ‘hedh dritë’ mbi të ardhmen: Do firmos kontratë afatgjatë

Mbappe ‘hedh dritë’ mbi të ardhmen: Do firmos kontratë afatgjatë

393
0

Kilyan Mbappe është njëri ndër protagonistët kryesorë, kjo pasi ai gjithnjë e më shumë lidhet me një transferim larg nga “Parc des Princes”.

Mbappe më në fund ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij. Duke folur për “Telefoot”, ai ka konfirmuar se është i gatshëm të negociojë kontratën e re, edhe pse nuk ka asgjë në këtë drejtim tani për tani.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Mbappe është i gatshëm të nisë negociatat me klubin parisien.

“Po flasim me klubin, edhe unë po reflektoj për këtë. Nëse nënshkruaj, do të jem këtu për një periudhë afatgjate”, tha ai.

“Ndihem mirë këtu. Së shpejti do të duhet të marr një vendim. Nëse vazhdoj kontratën, do të thotë se do qëndroj një kohë të gjatë”, përfundoi Kilyan Mbappe.

Së fundmi u spekulua se Real Madrid do ofrojë Eden Hazard plus 80 milionë euro për të bindur drejtuesit parisien për të sjellë Mbappe në “Santiago Bernabeu”, por që tani pas këtyre deklarimeve nga ana e francezit, kjo mund shuajë zërat njëherë e mirë që e lidhin atë me “Los Blancos”.