Aktualitet

Mban 5 200 persona, del në det “mbretëresha” gjermane

By vizional

August 27, 2018

Një anije kroçerë “përbindësh” ka dalë për herë të parë për lundrim të martën, në Papenburg të Gjermanisë, për tu testuar. “Mbretëresha” e deteve, që quhet “AIDANova LNG” dhe që mban plot 5200 persona, do të nisë udhëtimet në vjeshtë. Anija ka një gjatësi prej 337 metrash dhe gjerësi 42 metra. Anija ka 2 600 dhoma, ku përfshihen 31 suita, 312 kabina të brendshme, 198 kabina me ballkon oqeanik dhe 1 655 kabina me ballkon. Pasagjerët do të kenë qasje në palestër, spa dhe sauna.