Bota

‘Mbajeni në çantë ose në portofol’, zbulohet karta që do të aplikohet në Britani për t’u identifikuar që je i vaksinuar

By vizional

December 07, 2020

Personat që vaksinohen për koronavirusin në Britaninë e Madhe do të pajisen me një kartë identiteti që vërteton se ata e kanë bërë injeksionin. Miliona britanikëve do t’u dorëzohet një kartë vaksinimi anti-Covid-it, që provon që e kanë bërë vaksinën dhe që do ta mbajnë atë gjithmonë me vete. Karta përmban hapësirë të detajuar për emrin e vaksinës, numrin e saj dhe datën kur është injektuar shkruan ‘dailymail’. Në kartë me shkronja të mëdha shkruhet “Sigurohuni që ta mbani këtë kartë në çantë ose portofol”. Personat e parë që do të vaksinohen nga Pfizer janë personat mbi 80-vjeç, mjekët dhe punonjësit e shtëpive të kujdesit.