Mbahet në Soçi në Rusi Festivali Botëror i Rinisë dhe Studentëve

Mbahet në Soçi në Rusi Festivali Botëror i Rinisë dhe Studentëve

427
0

Këto ditë në Soçi të Rusisë po zhvillohet një ngjarje me të vërtetë madhore, edicioni i 19-të i Festivalit Botëror të Rinisë dhe Studentëve (14-22 tetor), ku kanë ardhur 10708 pjesëmarrës nga 185 vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila përfaqësohet në këtë aktivitet nga 17 djem dhe vajza. Për herë të parë Festivali u mbajt në vitin 1947 në Pragë, pra ky vit shënon 70-vejtorin e kësaj iniciative të bukur që bashkon lëvizjen rinore në shkallë globale. Ne njoftimin e saj ambasada ruse ne Tirane thekson se Rusia e sheh të domosdoshëm promovimin e dialogut rinor me të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë dhe është angazhuar fort për të organizuar në mënyrë sa më cilësore mbledhjen e të rinjve nga mbarë bota në qytetin bregdetar të Soçit. “I urojmë delegacionit shqiptar një qëndrim të frytshëm dhe të këndshëm në Rusi dhe ju ofrojmë, të dashur ndjekës, disa foto nga ceremonia e hapjes së Festivalit dhe jo vetëm”-perfundon njoftimi. Ceremonia e hapjes se Festivalit Botëror të Rinisë dhe Studentëve (14-22 tetor), u pershendet dhe nga presidenti i Rusise, zoti Vladimir Putin.