Maskimi i Liamit të Vesës dhe Big Bastës për Halloween është gjëja...

Maskimi i Liamit të Vesës dhe Big Bastës për Halloween është gjëja më e bukur që na ka parë sytë sot

316
0

Sot është Halloween, dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelete, hije, me pak fjalë e gjithë atmosfera të çon në një dimension shumë larg realitetit. Mirëpo nëse të rriturit e dinë kuptimin e festës dhe mundohen t’i qëndrojnë’’ besnikë” asaj, të vegjlit janë ata që duket se e shijojnë më shumë duke u veshur si personazhet e preferuar të filmave dhe serialeve vizatimore.

Por Liami, djali i Big Bastës dhe Vesa Lumës, nuk ka zgjedhur asgjë nga ç’shkruam më lart, përkundrazi maskim më origjinal se ky zor t’ju kenë parë sytë më parë. Vogëlushi trevjeçar ka zgjedhur të imitojë idhullin e tij babi Gerin dhe gjykuar nga fotot, ia ka dalë më së miri.

Një rrepist i vërtetë duhet të ketë gjithmonë tatuazhe dhe varëse të trashë, ndaj Liami nuk mund të shfaqej në foto pa to. Look-u i tij është kompletuar edhe me mjekrën e pikturuar me kujdes, njëlloj si Big Basta. Nuk e dimë për ju, por ne besojmë se Liam meriton një çmim për këtë maskim aq të bukur.