Mashtruan për të përfituar para nga emisioni/Arbana Osmani reagon për herë të...

Mashtruan për të përfituar para nga emisioni/Arbana Osmani reagon për herë të parë

870
0

Në medie, ditët e fundit u soll sërish në vëmendje historia e një çifti, të cilët disa muaj më parë u bënë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, nga Arbana Osmani. Elida Elezi, kishte çuar në burg të shoqin, për shkak të problemeve që kishin mes tyre.

 

Ata u bënë pjesë e “Dua të të bëj të lumtur” , dhe siç e do tradita e emisionit “përfunduan të lumtur”, ku përfituan edhe një sërë ndihmash monetare.

 

 

Asokohe, emisioni mori edhe një vërejtje nga AMA, për shkak të përmbajtjes së historisë dhe reagimeve të shumta në rrjetet sociale.

 

Mirëpo në një tjetër intervistë, dy ditë më parë, në një emision televiziv, Elida, bëri që vëmendja të rikthehej sërish tek ajo. Këtë herë, ajo deklaroi se çifti kishte gënjyer në emision, vetëm për të përfituar ndihmat, ndaj sot ata janë të ndarë. Sipas saj kjo ishte një marrëveshje e fshehtë mes dy bashkëshortëve. Pas rrjeti vloi sërish nga kjo temë, ku u cënua edhe emri i emisionit, moderatorja Arbana Osmani, reagoi sot publikisht, ku tha se ishte vetë zonja që kishte insistuar për të qenë pjesë e “Dua të të bëj të lumtur”, për t’i kërkuar falje të shoqit. Reagimi i plotë: