HI TECH

Mashtrimi në WhatsApp/ Ja çfarë duhet të bëni nëse hapni kodin 6-shifror!

By vizional

February 09, 2021

Ditët e fundit po përflitet për një mashtrim që po bëhet në WhatsApp,“Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Është urgjente!”. Ky është mesazhi që po qarkullon dhe që i bën njerëzit të bien në grackën e mashtrimit. Fillimisht përdoruesve ju shkon një mesazh me një kod 6 shifror dhe më pas një mesazh tjetër brenda pak sekondave në WhatsApp ku ju kërkon që ta ridërgoni këtë kod. mashtrimit. Këto mesazhe janë kthyer në shqetësim të vërtetë për disa qytetarë, ndërkohë që kanë nisur hetimet nga prokuroria për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve.

 

Tomi Kallanxhi,ekspert IT-je i ftuar në emisionin “WakeUp” në Top Channel, ka shpjeguar se në rast verifikimesh, nuk ka komunikim me individ, por me software. Duke theksuar se është se ai që merr aksesin në llogarinë e përdoruesve, dhe nuk mund të shikojë bisedat e mëparshme të tyre. “Ti asnjëherë nuk komunikon me një individ për të bërë verifikime, por me një software dhe nuk ka fjalë të tilla ‘të lutem, gabimisht, ma nis’ dhe këto janë gjëra që duhen kuptuar. Edhe pse duket si numër shqiptar, nuk mund të mos ketë qenë i tillë. Mund të jetë dikush nga Gana ose Nigeria, këto vendet e Afrikës dhe ai në vend të emrit të vet, vë një numër shqiptar.

 

Ti konfuzohesh kur sheh një numër shqiptar në vend të emrit në WhatsApp. E mira është që ai kur merr Whatsapp-in tënd, nuk merr asnjë nga bisedat e tua të mëparshme.Ai që të hakeron WhatsApp-in përfiton që mund t’i shkruajë dikujt një familjari tënd dhe t’i thotë kam ngelur diku më nis kaq para se më duhen. Në momentin që e kupton që je hakeruar, automatikisht bën “log on”sërish dhe të vjen një kod dhe personi që ka hyrë në Whatsapp-in tënd i mbyllet automatikisht”, ka shpjeguar Kallanxhi.