Masakra e Selenicës/ Ridvani i tmerrshëm i izoluar në qeli, nuk flet...

Masakra e Selenicës/ Ridvani i tmerrshëm i izoluar në qeli, nuk flet dhe nuk takon askënd (video)

383
0

Ridvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të. Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ridvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë. Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News. Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim. Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata. Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta. Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash. /Abc News