Showbizz

Martohet sot një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në kryeministri

By admin

October 01, 2016

Ja që kryeministria nuk është vetëm për të punuar.

Dhurata Shamia, drejtoresha e protokollit të kryeministrisë martohet sonte me Tomas Frashërin, shefin dhe këshilltarin e protokollit të kryeministrit.

Të dy janë njohur në ambientet e kryeministrisë, ku përveç punës, duket se Dhurata dhe Thomasi kanë konsumuar edhe lidhjen e dashurisë.

Dasma zhvillohet sonte në ambientet e hotel “Padam” në Tiranë. Sipas burimeve të lapsi.al, lista e të ftuarve nuk i kalon 300 personat dhe çifti është kujdesur që gjithçka të shkojë pa shumë bujë.