Marrëveshja Zgjedhore, Rudina Hajdari: Më vjen neveri nga ajo tryezë, Rama të...

Marrëveshja Zgjedhore, Rudina Hajdari: Më vjen neveri nga ajo tryezë, Rama të mbajë premtimin për listat e hapura, PD fitoi tenderin…

486
0

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit është shprehur se është penduar për marrëveshjen e “Zgjedhores” që ajo nënshkroi në Këshillin Politik, duke u shprehur se i vjen neveri nga ajo tryezë ku nuk u vendos në të mirë të shqiptarëve. Sipas saj, nga ajo marrëveshje PD fitoi vetëm “tenderin” e identifikimit biometrik, duke hedhur poshtë gjithë ato ditë protesta të shqiptarëve, kur opozita dogji mandatet.

Ajo i ka bërë thirrje Ramës që të mbajë premtimin e tij për listat e hapura, pasi sipas saj këtë e do i gjithë populli, ndaj Rama nuk mund të bëjë çfarë të dojë pa marrë miratimin e opozitës parlamentare që është edhe zëri i shqiptarëve, pasi ata nuk do ta votojnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

“PD, LSI, PS ranë dakort se sistemi aktual është më mirë. Thanë le ta lëmë kështu siçishte. Kjo opozita që rri aty jashtë pse i dogji mandatet kur numërimi është mirë, pse i nxorën njerëzit në rrugë për dy vite me radhë? Pse e bënë këtë gjë kur nuk ndryshuan asgjë në Komisionin e Reformës zgjedhore. Unë do ta them se e kuptoj Edi Ramën që nuk e do ndryshimin e sistemit, por nuk di të merrem me atë opozitë jashtë parlamentare dhe një lider që do të rri në vend numëro.

Si ka mundësi që nuk do të hapi listat, nuk e do votën e Diasporë, çfarë bën ky njeri? Nuk kemi ardhur këtu për asgjë, kemi ardhur për të mbrojtur popullin, për t’i dhënë ndryshim këtij vendi. Ajo opozitë jashtëparlamentare mori vetëm një tender për identifikimin biometrik. I nxori njerëzit në rrugë, për tenderin e identifikimit biometrik. Më vjen keq që u ula në atëv Këshill dhe shpenzova orë të tëra për t’u marrë me këtë çështje.

Më vjen neveri kur mendoj që në atë tryezë u arrit ajo që nuk duhet të ndodhte. Ata donin të fusnin me ligj se kush do e bënte negociatën për të tender. Të gjithë atë luftë e bënë për këtë tender. S’merrem me ta se është humbje kohe.

 

Edi Rama gabohesh nëse mendon se jemi thjesht kartona. Ne jemi ata të cilët e mbajtëm këtë Kuvend në këmbë, sepse parlamentarizmi është parimi i parë i demokracisë. Asnjëherë në këtë vend nuk do ndodhë luftë civile.

 

Zoti kryeministër, respektojeni këtë institucion e mos bëni si ata jashtë dhe t’i detyroni këta deputetë të votojnë atë Reformë.

 

Nëse ke ndërmend të shpalesh diktatot mund ta bësh këtë, baskë edhe me Bashën.

Premtimin tim unë e mbajta. Na premtove se do ta bënim ndryshimin e Kodit Zgjedhor e dy faza. Unë shkallën time e ngjita edhe pse më hodhën baltë edhe njerëz të besuar që më rrinin pranë.

Çfarë do bësh me premtimin tënd? Sot listat e hapura nuk i do Rudina apo Myslimi, por te gjithë shqiptarët. 50 mijë firma ulërasin për listat e hapura. Çfarë përfaqësojmë nëse nuk i përgjigjemi këtyre njerëzve? Mos mbro interesin tënd bashkë me opozitarin jastë parlamentit. Ka ardhur koha që të fitojë ai që e meriton. Nuk ka asgjë që ti nuk mund të negociosh pa dëgjuar zërin e shqiptarëve”, tha Hajdari.