Bota

Marrëveshja për Brexit/ Paralajmërimi i ministrit britanik: Bizneset dhe udhëtarët duhet të bëhen gati për…

By vizional

December 28, 2020

Bizneset dhe udhëtarët duhet të bëhen gati për ndryshime “thelbësore” në fillim të vitit të ri, kur edhe përfundon periudha e tranzicionit Brexit, ka thënë qeveria britanike.

BBC raporton se Ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove tha se do të kishte “disa përçarje” dhe “ndryshime praktike dhe procedurale”.

 

Ai u bëri thirrje që nga 1 janari të shkojnë në BE dhe ta mrrin sigurim gjithëpërfshirës të udhëtimit dhe të kontrollojnë tarifat e telefonisë celulare.

 

Ndërkohë ambasadorët evropianë do të diskutojnë më vonë për marrëveshjen tregtare pas Brexit.

 

Diplomatët do të takohen për të përcaktuar se si ata mund të miratojnë përkohësisht marrëveshjen, e cila u ra dakord në prag të Krishtlindjes .

 

Ndërkohë, Sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss tha se ajo pret të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Turqinë, një lëvizje kjo që nuk ishte e mundur derisa të arrihej marrëveshja me BE.