Marrëveshja e ekstradimit me SHBA, ambasadorja Kim: Godet kriminelet që fshihen pas...

Marrëveshja e ekstradimit me SHBA, ambasadorja Kim: Godet kriminelet që fshihen pas kufijve, mbështesim SPAK për zbatimin e reformën

344
0

Ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar firmosjen e marrëveshjes së ekstradimit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

 

Gjatë fjalës së saj ambasadorja deklaroi se kjo marrëveshje është dëshmi e një partneriti të gjatë mes dy vendeve, që sipas saj godet kriminelët që fshihen pas kufijve.

 

“Është nder i madh për mua që të nënshkruajmë këtë traktat, mes SHBA dhe Shqipërisë, që është dëshmia e fundit e partneritet mes dy vendeve. Ky traktat u nënshkrua 87 vite më parë, në 1 mars 1933. Kjo ishte një kohë kur Shqipëria ishte Mbretëri, dhe jo Republikë. Ky traktat siguron një kornizë për t’u përballur me krimin. Ky traktat siguron një armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve, që fshihen pas kufirit. Personat e kërkuar për ndjekje penale për një krim të ekstradueshëm do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. SHBA ka luajtur rolin si një partnerë efikase. Sa më efikase të jetë Shqipëria për të ndjekur krimin ndërkombëtar, do të jetë afër integrimit. SHBA do të jenë afër Shqipërisë, pavarësisht sfidave që përballet. Mbështesim punën e Prokurorisë së Posaçme. Ne po punojmë dhe me BKH, duke ndihmuar në zgjedhjet më të mira, për të gjetur hartuesit me të mirë. Suksesi i SPAK nuk është vetëm çka SHBA presin, por është edhe ajo që shqiptarët duan. Vlerësoj marrëveshjen e ekstradimit mes vendeve dhe shpresoj se do të zbatohet shumë shpejt. Partneriteti ynë është jetë gjatë, miqësia jonë është e përhershme.”, tha Kim.