Marjana Kondi, aktorja që luan në filmin e Mamaqit aq shumë të...

Marjana Kondi, aktorja që luan në filmin e Mamaqit aq shumë të kritikuar, tregon se kush janë tropojanët

871
0

Aktorja e njohur Marjana Kondi luan në filmin ‘I love Tropoja’ në rolin e një gruaje tropojane. Si për të ulur pak ‘gjakrat e nxehur’ të kritikëve, ajo ka bërë një status ku ngre në piedestal tropojanët. “Aty ku bjeshkët jehojnë, njerëzit heshtin në urtësi. Aty ku natyra rrëmbehet tufaneve, dimri zbardh nxitimthi, bimësia ashpërsohet, aty njerëzit ruajnë butësinë shpirtërore. Këta janë Tropojanët.

Çfarë vepre është njeriu, sa bujar nga natyra…

 

Në Tropojë bujarinë nuk e gjejmë të shpërndarë vetëm në natyrën e mrekullueshme por edhe në qënien njerëzore, në urtësinë e tyre, në dijen, në kulturën dhe historinë që përcjellin”, shkruan aktorja ndërsa nuk lë pa përmendur as Ermal Mamaqin. “Meritë e jotja ku në Galerine e humorit futet personazhi i një nene të nderuar Tropojane me të gjithë vlerat që ka ky vend”, shkruan Kondi për filmin që shumë e kanë parë si ofendim e fyerje për tropojanët.