Marina Vjollca rikthehet në ekran, në një program humori

Marina Vjollca rikthehet në ekran, në një program humori

523
0

Moderatorja e njohur Marina Vjollca, e përfolur për një shtatzëni të mundhsme, por asgjë të konfirmuar deri tani, ka dalë më një lajm të ri. Sezoni I ri televiziv do ta gjejë moderatoren në ekranet shqiptare.

Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se muaji shtator nuk do ta gjente me Ermal Mamaqin në këtë televizion, por me shumë gjasa në “Top Channel”, e duket se në orarin e tij do të jetë një emision i ri.

“Indeksonline” ka zbuluar se Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të nisin emisionin e tyre në prime time, i cili pritet të jetë në orën 20:00 të së shtunës. Në të tilla kushte, programi i humorit “Duplex” do të spostohet në kohë. Por surpriza e vërtetë është rikthimi i Marina Vjollcës. Moderatorja, e cila i mungoi ekranit për dy vite, rikthehet sërish aty ku e la, por këtë herë me një program krejt ndryshe.

Marina do t’i bashkohet Besit dhe Olsit në një program risi, me skenaristin e “BE Caffe”, Vangjel Kozmai. Marina Vjollca do të zëvendësojë Erion Isain, i cili la emisionin për postin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës.