Marina paralajmëron shou për sonte, ja si duket

Marina paralajmëron shou për sonte, ja si duket

371
0

Sezoni i ri i emisioneve ka filluar, kurse motrat Vjolla kanë ‘pushtuar’ televizionet. Si Luana ashtu edhe Marina kanë filluar me emisione të reja dhe në një aspekt janë në ‘garë’ me njëra-tjetrën se tek cila ka audiencë më të madhe. Marina është përgatitur për emisionin e saj që transmetohet sonte dhe ka hedhur disa fotografi në rrjete sociale për t’u treguar ndjekësve se si do ta shohin sonte atë. E veshur me fustan të zi i cili i theksonte belin, moderatorja dukej për mrekulli dhe pranoi komente pozitive nga ndjekësit në Instagram, ku edhe e postoi foton. Në medie ka qarkulluar lajmi se sonte në skenën e “C’est la vie” do të ngjitet edhe grupi Babastars bashkë me Getin, por sa është e vërtetë mbetet të shihet sonte.