Marcelo Brozovic mund të transferohet në Rusi gjatë kësaj vere

Marcelo Brozovic mund të transferohet në Rusi gjatë kësaj vere

461
0

Roberto Mancini ka nisur t’i bëjë planet për përforcimin e skuadrës ruse, Zenit Saint Petersburg, pasi ka marrë drejtimin e këtij ekipi javën e kaluar.

Sipas Sky Sport, në listën e strategut italian është emri i mesfushorit  të Interit, Marcelo Brozovic, përcjell Express.

Mancini dhe Brozovic njihen shumë mirë mes veti pasi kanë punuar së bashku te skuadra e Interit.  

Reprezentuesi i Kroacisë ka kontratë me ekipin e Interit deri në vitin 2021. Por, nëse rusët ofrojnë para të majme Nerazzurrët do ta shesin.

Interi është i detyruar t’i shes disa lojtarë gjatë verës për ta respektuar Fair Play-in financiar të UEFA-së.