Lajme

Marcello Lippi largohet përsëri nga Kina: Nuk dua t’ua vjedh paratë

By vizional

November 15, 2019

Marcello Lippi ka njoftuar se është larguar nga posti i përzgjedhësit të Kinës sërish, ku ishte kthyer në maj të këtij viti.

Strategu italian (i cili e kishte drejtuar këtë kombëtare edhe në periudhën 2016 – janar 2019) ka dhënë dorëheqje pas humbjes nga Siria (2-1) në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të viti 2022.

Nëse e prezantoj një ekip të këtillë në fushë… Fitoj shumë para. Dhe nuk dua që t’ua vjedh (ato para). Prandaj, po jap dorëheqje, të parevokueshme”, ka deklaruar 71-vjeçari.

 

Humbja e ka lënë Kinën pesë pikë prapa liderit Siria në Grupin A, në pjesën aziatike të kualifikimeve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

Fituesi i grupit vazhdon në fazën tjetër kualifikuese, ndërsa të njëjtën gjë e bëjnë edhe katër ekipet me renditjen më të mirë në vendet e dyta në grupe.