Manisfesti i 54 i poezisë në Gjakovë, poezia që bëri fituese poeten...

Manisfesti i 54 i poezisë në Gjakovë, poezia që bëri fituese poeten Helena Halilaj

1625
0

Në Gjakovë është mbajtur manisfesti i 54 i poezisë një nga aktivitetet e përvitshme . Një traditë kjo e cila nga viti në vit ka sjellë emra dhe prurje në krijimtari. Me një kohëzgjatje prej disa ditësh ka rezultuar i suksesshëm dhe në këtë edicion. Nga vendi ynë fituese është shpallur poetja dhe pedagogia Helena Halilaj. Kosova është gjithmonë në pararojë të kulturës e veçanërisht të poezisë.  Po ilustrojmë dhe poezinë e cila e ka berë të shpallet fituese poeten Halilaj.

Rendjeve…

 

Prej teje nisin rrugët e ëndrrës

Ndër ty me u harrue

Acare mendimesh nuk grinden mes veti

Në kohë gëzimesh të rreme

Në syte e një qyteti gjeta veç sytë e tu

Me i kallxu vjeshtës sa u vonue

Në krejt flokët e mallit numërova dëshirat

U rrokën të gjitha në ty

Në rrugë të cungueme ti mungon

Shtatëmbëdhjetë kryqëzime i fsheha dhe prej vetes

E në sy fëmije e mbolla dashurinë

Me u rritë përditë…