Lajme

“Manipuluese dhe e paedukatë”, Meghan Markle bëhet sërish objekt sulmi pas injoroi publikisht mbretëreshën

By vizionc

January 15, 2020

 

Pas njoftimit të bujshëm që bënë pak ditë më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry, sot u vendos që do të mbahej një takim i rëndësishëm .

 

Në të do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore dhe Elizbeth do të vendosë për fatin e Meghan dhe Harry.

 

Mbledhja është me shumë rëndësi, megjithatë Meghan duket se nuk është lodhur shumë për të marrë pjesë.

 

Mediat e huaja shkruajnë se ajo ka injoruar ftesën e mbretëreshës dhe prej ditës që bëri publik lajmin është larguar nga Londra.

 

Ajo ka marrë me vete edhe djalin e saj, duke e lënë Harry-n të përballet i vetëm më familjen e tij.

 

Thuhet se arsye për largimin nga familja mbretërore u bë Meghan, e cila nuk po përshtatej edhe pas 2 vitesh qëndrimi në pallat.