Lajme

Mandat i tretë për PS? Haxhiu: Është problematik

By vizional

May 29, 2020

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, komentoi në emisionin “Opinion” intervistën e kreut të PD, Lulzim Basha dhe deklaratën e këtij të fundit se nëse kolacioni opozitar fiton zgjedhjet, meta do të ketë një mandate të dytë presidencial. Duke velrësuar diskursin politik të Bashës, Haxhiu tha se sipas tij Basha nuk ishte krejt kundër një marrëveshjeje me PS, ndërsa foli edhe për mundësinë e një mandati të tretë të socialistëve. Sipas Haxhiut, një mandat i tretë në Ballkan është problematik.

“Më bëri përshtypje tek Basha hiq momentet propagandistike, se pati një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, shembull i një lideri opozitar se si ndërtohet diskursi i së ardhmes. E përfundoi në mënyrë jashtëzakonisht korrekte. Në fund tha: Unë shqiptarëve do u premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale dhe nuk do ju premtoj gjëra që nuk mund t’i realizoj. Dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Gjërat e rralla që nuk besoj është që zoti Basha ka dëshirë që zotit Meta t’ja vazhdojë mandatin. Atij i duhet një farë mozaiku opozitar dhe në këtë mozaik opozitar i duhet edhe Meta brenda dhe i duhet gjuha e Metës, sepse gjuha e Metës nuk është duke u përdorur nga diskursi i Bashës. Basha nuk ishte krejt se ne të ardhmen nuk mund të ketë një marrëveshje me PS. Mandati i tretë i një partie nuk është solid. Edhe nëse e fiton një mandat të tretë, kriza aty e fillon. Basha ishte interesant në një detaj dhe ndoshta ishte një nga pikat kryesore, që duhet ta kufizojmë mandatin e dytë të kryeministrit. Mandati i tretë qeverisës në Ballkan është problematik”, tha Haxhiu./Opinion.al