DOSSIER

Manastiri i shek X-te(XIII) kolonat rrezikojnë objektin/ Nga Gezim Llojdia*

By vizional

August 19, 2017

1.

Manastirin :”Fjetja e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit si çdo vit mblidhen qindra besimtarë ortodoks për festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor, që mbanë emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.Vetëm këtë vit Bashkia ka rindertuar urën prej druri një atraksion i bukur dhe më i veçanti.Shfaqet ishull i Zvërnecit.Një pyll dhe disa ndërtesa lyre në të verdhë.Përpara kemi një urë druri. Imazhi I saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine. Një dukuri që më befasoi ishte shterimi i ujërave të ishullit. Sipërfaqja e tharë sivjet ishte dyfish më e madhe .As manastiri shekullor nuk i ishte nënshtruar ndonjë restaurimi. Qysh në hyrje të tij do të ndeshësh gjurmët e një restaurimi që është kryer në vitin 2003 ,shenjë e cila shfaq qartazi mënyrën se ky lloj restaurimi është kryer nga njerëz aspak profesionist. Pllaka guri të vendosur me një shtresë llaci që me ngjyrë të verdhë ku domini i grisë ishte zhdukur.Një shtresë pllakash majolike me ngjyrë të kuqe ishte filluar të shtrihej në dyshemenë e pjesës së jashtme të tij, por që ishte lënë ndërkaq. Ka pasur një ndërhyrje nga DRMK dhe është bërë mirë ,sepse shtresa e pllakave bashkëkohore do të mbulonte gjurmët e historisë shumë shekullore, që ruan manastiri. Madje ato pllaka mund të hiqen për efekt sepse kanë krijuar një shëmti dhe shenjë të një pune që tregon pjesën e shëmtuar të sajën. Manastiri ruan bukurin e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij.  4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rreziku që shtohet bëhet edhe më prezent ngase ditët kalojnë dhe restaurimi i objektit s’duket fare në horizont .Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sidomos nga specialistët e monumenteve për ti rikthyer ato në pozicion e tyre fillestar. Gjurmët e restaurimit të ndërhyrjes rreth 7 vjet më parë shfaqen qartazi si punime të kryera jo me cilësi dhe jashtë parametrave. Ndërhyrjet, që janë kryer vite më parë janë të dhimbshme. Në këtë thesar që ende ruhet i tillë duhet të ndërhyhet me projekt restaurimi. Si pronësi është e kishës por duke qenë një monument kulture, ai kërkon një ndërhyrje te specializuar në një kohë të shpejt marrë si shenjë edhe nga frekuentimi në rituale fetare por më shumë nga vizitat turistike të qindra të huajve që e kanë të regjistruar nëpër guida turistike. Ky monument kërkon ndërhyrjen e shtetit për të nxjerre një fond të nevojshëm për punime restauruese dhe mirëmbajtje objekti. Ministria e Kulturës duhet të nxjerre fonde për këtë vepër dhe në bashkëpunim me institucionin religjioz, që e ka në përdorim do të mund të bëjnë restaurimin në kohë për ti ruajtur thesaret e kësaj trashëgimie kulturore. Manastiri i Zvërnecit aktualisht ka dy funksione të rëndësishme .Në të këtë objekt kryhen ritual fetaret ndër më të përmendurat është 15 gushti ditëlindjen e Shën Mërisë e cila festohet qysh nga mbrëmja dhe fjetja në territorin e ishullit pas ritualeve të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor, që tërheq mjaftë vizitorë. Duhet përmendur edhe një fakt që shumë organizime shoqatash kanë realizuar projekte për këtë lagunë e pasuri kulturore mirëpo gjurmë,t që ato kanë lënë edhe këtu në ishull janë vetëm ndonjë pllakat dhe më shumë prej tyre asgjë. Një bashkëpunim mes dy palëve do të ketë prioritet për të ardhmen e këtij objekti historik.Ky objekt kulti duhet shpëtuar.

3.

Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigos.Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet :Marigo Pozio. Ç’po qëndis moj Marigo…. më vijnë ndër mend vargjet.Nisemi për nga pylli.I egër dhe madhështor. Hijezim.Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha.Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër.Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastiri vendi i murgjve.Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe. Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti.Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv të qytetit një letër e ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja. Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932. Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve nga koha e mjegullës së përhimët deri në vitet kur ligji i viti 1967 , prishi dhe kyçi dyert e manastireve.Aty pranë ka edhe disa varre të tjera mes tyre një mbishkrim grek. Arsye dhe përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste , ku njerëzia vërdallosen sa në manastir rreth tij e larg tij në pyll.

4.

Sipas studiuesit. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit “kryq i lirë” me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet kambanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Për përcaktimin e kohës se ndërtimit te kësaj faltore kristiane ekzistojnë disa mendime. Studiuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndërtimit i përket shek.te X. Kurse një tjetër studiues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndërtuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditërisht brenda kishës ne naos ndodhet ne dyshemenë e saj edhe një pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka shërbyer si mbulesa e një sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose është marre nga ndërtuesit për tu vendosur ne dyshemenë e sallës se kishës.

5.

Autori Theofan Popa duke ju referuar shënimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te ketë qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.

Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e “thërriste detyra”. (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”, një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: “Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike”. Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.

6.

Djali i Mark Ndojës, Leka përkthyesi , dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. Ka pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec. Kur kishat panë ditën e errtë të kohës , murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe. Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi. Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje. Ujëra. Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë, leshterikë .Pas manastirit është pylli me drurë të lartë. Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades.

7.

Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishë më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.

*Studiues.Anëtar i akademisë Evropiane të arteve.