Man Utd merr lajm të tmerrshëm, dy yjet e skuadrës do të...

Man Utd merr lajm të tmerrshëm, dy yjet e skuadrës do të mungojnë për disa javë

474
0

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është shokuar sot me lajmin e pranuar nga stafi mjekësor i skuadrës. Stafi mjekësor ka konfirmuar se Anthony Martial dhe Jesse Lingard do t’i mungojnë skuadrës deri në tri javë, shkruan ‘Goal’. Kështu, ndeshjet kundër Chelsea dhe Liverpool, Solskjaer do t’i kalojë pa shërbimet e dyshes së sulmit. “Mendoj se ata do të mungojnë për dy deri në tri javë” ka thënë Solskjaer duke iu referuar dyshes. “Kam menduar t’ia jap një shans Mason Greenwood, por edhe ai ka pësuar një lëndim që e lë jashtë fushave për disa javë. Ky është fati ndonjëherë, por Mason do ta ketë shansin e tij” ka thënë ndër të tjerash trajneri.Edhe Martial e edhe Lingard kishin pësuar lëndime në ndeshjen kundër Paris Saint Germain, duke mos mundur ta përfundojnë ndeshjen.