“Mallkimi i Ramës”, Blendi Fevziu: Vështirë t’i kërkojmë llogari, i sjellin njerëzit...

“Mallkimi i Ramës”, Blendi Fevziu: Vështirë t’i kërkojmë llogari, i sjellin njerëzit me probleme…

467
0

“Kemi një Parlament ku të zë tmerri”, Fevziu flet hapur: Basha ka shumë defekte, Meta i palexueshëm

Gazetari Blendi Fevziu teksa ka folur për situatën politike ka përmendur edhe atë që e quan “mallkimi i Ramës”. Ai ka deklaruar se në fushatën e fundit PS-ja nuk bëri asnjë premtim dhe sipas tij është e vështirë që t’i kërkojmë llogari. Ai përmend edhe atë që e quan “mallkimi i Ramës” dhe  shprehet se kjjo vjen nga njerëzit me probleme.

 

“Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrat, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme.”, u shpreh ai gjatë prezantimit të librit “Tirona e Nonës” në UET.

 

Deklarata e plotë

 

 

Mendoj që Rama ka patur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë, në mandatin e dytë, është një mandatë që më shumë se sa të qeverisë ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar çështjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çështjen e Babales, Fatmirë Xhafës, tenderin e Unazës së re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti. Jo të gjitha varen nga nga qeveria por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një axhendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën një shikim të premtimeve elektorale, siç na ndodhi në 2017, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet tek gallata, tek tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa ke premtimet apo program i mirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrat, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme. Është një baladë e Gëtes, që shkon për të mbushur ujë në lumë, e nuk i ngre dot gjymat ndaj thërret xhindet. Xhindet i morën gjymat, i çuan në shtëpi po pastaj nuk dilnin më prej saj. Kjo është edhe historia e të fortëve që ti i thërret, i fut në Parlament e pastaj ata të krijojnë çdo ditë nga një historia të re, që ti duhet të justifikosh historitë e tyre dhe nuk arrin do të kesh axhendën tënde normale.