Lajme

Malet e Bullgarisë mbushen me bore edhe në Rumani dhe Sllovaki e njëjta situatë

By vizional

July 14, 2019

Në malin Mussala, që është pika më e lartë në Bullgari, ka rënë borë natën e 14 korrikut kurse pjesa tjera e vendit është paralajmëruar për mot potencialisht të paqëndrueshëm për shkak të parashikimit për shira të vërshueshëm dhe stuhi.

Në malin Mussala pati mjaft borë, pika më e lartë e të cilit arrin lartësinë e 2925 metrave, sa për të ndërtuar një dordolec, raporton “Sofiaglobe”.

Temperaturat në majën e këtij mali ranë nën 0 gradë celsius ditëve të fundit.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan në aeroportin Bourgas, për të ateruar në aeroportin e Varnës, për shkak të motit të lig.

Në Shoumen, në pjesën verilindore të Bullgarisë, një ngjarje sportive për të rinjtë u shty për shkak të motit të keq, raporton radioja kombëtare bullgare, transmeton Koha.net.

Më 13 korrik, Bullgaria shpalli paralajmërimin e “kodit portokalli” për mot të rrezikshëm për 18 rajone për të dielën për shkak të parashikimeve për stuhi, por mëngjesin e 14 korrikut, shkalla e rrezikshmërisë u ul në 8 rajone.

Në pjesën më të madhe të Bullgarisë, më 14 korrik, moti ishte krejtësisht i pazakontë për një ditë vere.

Borë ka rënë edhe në viset malore në Rumani dhe Sllovaki