Kuriozitete

Makinat, armiku më i ri i privatësisë, eksperti tregon si mund të vidhen të dhënat tona personale prej tyre

By vizional

May 25, 2020

Makinat gjithmonë e më shumë po i ngjajnë një telefoni me rrota. Ato mbledhin informacione personale si vendndohja jonë, mënyra si e ngasim makinën, me kë flasim dhe si t’i arrijmë ata. Madje disa prej tyre mund të lidhen edhe me ëifi në shtëpitë tona.

Ajo që i bën edhe më të rrezikshme makinat është se nuk na shkon në mendje se kur e shesim atë apo rikthejmë një me qera duhet të fshijmë të dhënat tona, por ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se duhet ta bëjmë.

Një kërkues sigurie tregon se si pasi bleu një sistem të vjetër online pati akses te të dhëna personale si adresa e shtëpisë dhe fjalëkalimin e ëifi të pronarit të kaluar. Edhe marka të tjera si BMË, Ford, Cadillac dhe Mercedes-Benz kanë nxjerrë në shitje sisteme të vjetër.

Kushdo mund t’i blejë ato, duke fituar kështu akses te të dhënat personale të përdoruesit të mëparshëm.