Një aksident është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë-Krujës, ku një makinë ka përplasur një 45 vjeçare.
E plagosura është Silvana Lami, një nga pastrueset e qytetit të Fushë-Krujës.
Ajo ka marrë dëmtime të shumta dhe është nisur menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘SMT’ të Fushë-Krujës, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.