Majko jep ALARMIN: Zgjedhjet pa opozitën jo normale, rrezikojmë degradim në regjim!...

Majko jep ALARMIN: Zgjedhjet pa opozitën jo normale, rrezikojmë degradim në regjim! Del kundër Ramës: Ilir Meta u zgjodh President me votat tona

556
0

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i njohur për qendrimet e tij, këtë herë nga foltorja e Kuvendit tha se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale duke thënë se Shqipëria rrezikon degredimin në regjim edhe pse theksoi se kjo është pasojë e veprimeve të opozitës.

 

Për me tepër, ai doli kundër Ramës i cili tha se Meta nuk u zgjodh me votat e PS por me votat e tij.

 

Rama tha se PS thjesht mund ta pengonte zgjedhjen e Metës mirëpo, Majko theksoi se Meta u zgjodh pikërisht nga PS dhe se ai është “produkt” i tyre.

 

“Përpjekja e Presidentit nuk mund të dalë nga konteksti i krizës në vend, ai ka arsyetuar se nuk mund të ketë zgjedhje kur një pjesë e opzolitës nuk merr pjesë. Politikisht nuk e kontestoj por juridikisht nuk e gjej në Kushtetutë”, tha Majko duke theksuar se  “zgjedhjet lokale janë detyrim dhe jo dëshirë e PS”.

 

“Teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim. Kjo është pasojë e veprimeve të opozitës. Kriza aktuale është pasojë e një politike opozitare që vepron: të gjitha ose asgjë, ky është një gabim i rëndë”, u shpreh Majko.

 

“PS duhet të negociojë krizën aktuale dhe me trupën parlamentate e hyrë në Kuvend nga listat zëvendësuese e opozitës. Ky Kuvend e ka të drejtën të ndryshojë kushtetutën, grupi i opozitës duhet respektuar për propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Mendoj se presidenti i republikës ka gabuar.

 

Ilir Meta është zgjedhur President nga Partia Socialiste ai është produkti ynë. Ky diskutim i sotëm është tregues i përgjegjësisë sonë ndaj publikut dhe vendit. Zgjidhja është te kutia e votimit, Nëse opozita do fitonte te kutia e votimit, atëhere PS nuk ka pse qendron më në pushtet. Nga vota erdhëm, nga vota ikim”, përmbylli ministri. “Ilir Meta u zgjodh president me votat e tij dhe votat tona mund ta pengonin zgjedhjen e tij po nuk mjaftonin për të zgjedhur një president pa Ilir Metën”, tha më herët nga foltorja Rama.