Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat, do të aplikojnë…

Majko: Emigrantët votojnë edhe pa treguar adresat, do të aplikojnë…

204
0

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko sot në mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët është shprehur se emigratët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme edhe pa bërë deklarimin e adresave. Majko është shprehur se nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime, por do të aplikojnë direkt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Diskutimi:

 

Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim. Nuk ka nevojë  të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.

 

Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?

 

Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni. Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do rregjistrohen drejtpërdrejt.