Majk bën deklaratën e papritur për Majlindën: Për nënën e djalit tim…

Ka shumë kohë që janë ndarë, por Majk ka folur për Majlindën në emision!

TIRANË– Reperi, Majk u përfol gjatë për ndarjen e tij me bukuroshen kosovare, Majlinda Zeka, me të cilën ka edhe një djalë me emrin Roan. Zërat thonin se marrëdhëniet midis tyre ishin të agravuara dhe se Majlinda nuk e linte as të shikonte djalin, por si qëndron e vërteta?

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Majk ka zgjedhur të bëjë deklaratën e papritur në lidhje me ish-in e tij, edhe pse është shumë i rezervuar me jetën private.

Për mua Instagrami nuk është faktor i rëndësishëm që çdo lëvizje timen ta postoj aty, apo çdo ndjenjë timen ta tregoj aty. Për djalin tim kam dashninë më të madhe që ekziston dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës sime. Ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund të jetës se është nëna e djalit tim”,-ka rrëfyer reperi Majk në “Xing me Ermalin”.

Mesa duket, të dy kanë zgjedhur t’i rregullojnë marrëdhëniet midis tyre, ndoshta kjo edhe për hir të djalit të tyre, Roan!

 

Author: vizional