Maja më e lartë në botë, Everest ‘rritet’ sërish

Maja më e lartë në botë, Everest ‘rritet’ sërish

378
0

Mali Everest është i lartë saktësisht  8,848.86 metra: ai zyrtarisht është ‘rritur’ me 86 centimetra nga matja e fundit e cila daton në vitin 1954, viti i pushtimit të majës dhe që vendosi ‘’ çatinë e botës’’ në 8,848 metra mbi nivelin e detit.

Kjo shifra e re u njoftua bashkërisht nga Kina dhe Nepal, dy vende që ndajnë malin dhe kufiri i të cilave kalon pikërisht përmes majës.

Disa gjeologë kanë sugjeruar që një tërmet i madh në 2015 mund të ketë pasur një ndikim në lartësinë e malit.

Të tjerë kanë argumentuar se Everesti, si majat e tjera të Himalajeve, mund të jenë rritur me kalimin e kohës për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike.