Aktualitet

Macron e zbulon për herë të parë në sy të Ramës: Bllokim të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, deri sa të njihet asociacioni

By vizional

October 17, 2023

Presidenti Macron deklaroi nga Tirana, në krah të kryeministrit Edi Rama se Kosovës i është pezulluar procesi i liberalizimit të vizave. Procesi i liberalizimit të vizave ishte parashikuar që të ndodhte në janar të vitit 2024. Ndonëse Kosova, duke iu referuar konflikteve në veri të saj këto muajt e fundit, qasjeve të kryeministrit Albin Kurti, u paralajmërua nga BE me bllokim të procesit të liberalizimit të vizave, kjo gjë duket se ka ndodhur.

Kjo u konfirmua nga vetë Macron, i cili tha qartë se bllokimi i procesit të liberalizimit të vizave do të vijojë deri sa Kosova të plotësojë kushtet e saj, ndër to edhe asociacionin me komunat serbe.

“Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e asociacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga presidentja dhe kryeministri. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron.