“Ma lëshoni trupin në ujë ose ma digjni”, këto ishin fjalët e...

“Ma lëshoni trupin në ujë ose ma digjni”, këto ishin fjalët e Shaban Polluzhës. Plumbat e zunë në gjoks

389
0

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua këtë mbrëmje jeta tragjike dhe veprimtaria luftarake,  e Shaban Polluzhes. U shfaqën ekskluzivisht dëshmi tronditëse dhe fakte historike, ndër të tjera…

 

Shaban Polluzha, lindi në vitin 1871, në Polluzhë, vendbanim i qytetit të Drenicës. Ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me një traditë të madhe atdhedashurie. Si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. Shaban Polluzha qysh në moshë të re, kishte një karakter dhe qëndrim të fortë. Në vijën e drejtë kombëtare ishte i frymëzuar nga babai i tij, Mustafa, i cili kishte qenë aktiv në luftërat e shqiptarve për çlirim nga zgjedha osmane. U përballë me bullgarë dhe austro-hungarezë. Shaban Polluzha veprimtarinë e tij atdhetare e ka filluar qysh në moshë të re, por veprimtaria e tij aktive fillon që në vitet e para të shek. XX, në Kuvendin e Drenicës i mbajtur në vitin 1903, në vendin e quajtur  “Fushat e Morinës”, i organizuar nga Hasan Prishtina.

 

Shaban Polluzha tregoj një intersim të madh në njoftimin dhe thirrjen e popullit, që të marrin pjesë në menyrë sa më masive në këtë Kuvend Kombëtar.

 

Shaban Polluzha që nga kjo periudhë ishte aktiv në jetën politike dhe kombëtare në mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesi osman,  si dhe më vonë nga ai serbo-malazez, e sidomos nga periudha e Shpalljës të Pavarësisë së Shqipërisë.  Ai ishte pjesëmarrës i disa kuvendeve të cilat ishin mbajtur në Drenicë në këtë periudhë kohore.

 

Në vitin 1941, Gjermania naziste sulmon  Jugosllavinë monarkiste,  forcat  të udhëhequra nga Drazha Mihajloviqi, u versulën mbi fshatrat e Artakollit, ku Shaban Polluzha me tërë forcen e tij ushtarake i doli në ndihmë, duke i shkatuar dëme të mëdha.

 

Shaban Polluzha u inkuadrua në luftë kundër bullgarëve, të cilët silleshin shumë keq ndaj masës shqiptare, duke plaçkitur, rrahur dhe maltretuar popullatën në forma të ndryshme. Në mes viteve 1915-1917, vija kufitare midis Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë, kalonte nëpër Polluzhë. Karaulla e kufitarëve ishte e ndërtuar në ara të fqinjve të tij (të Sahit Malokut). Komandant i kufitarëve ishte Jeft Bullgari. Jeft Bullgari jo vetëm që maltretonte popullatën e kësaj ane, por ai me ushtrinë e tij plaçkiste çdo gjë që u duhej dhe që e gjenin.

 

Në një rast, Jeft Bullgari kishte shkuar për të plaçkitur në Vërbofc. Mirëpo, para se të fillonte aksionin e plaçkitjes, kishte shkuar në Odën e Ymer Dobrës për të parë situatën. Shaban Polluzha, Ymer Dobrën e kishte mik të hershëm dhe rastësisht atë ditë shkon për të ndenjur tek ai. Aty e gjen Jeft Bullgarin, i cili veç fillon të tregojë qëllimin përse kishte ardhur, ngase ushtrisë së tij i duhej bukë, mish e gjëra të tjera ushqimore.  Ymer Dobra refuzon t’u japë bullgarëve gjëra ushqimore. Ky refuzim i tij e acaroi gjendjen dhe erdhi buzë vrasjes. Shaban Polluzha i drejtohet Jeft Bullgarit duke i thënë: “Po qe se ti vepron kështu, kjo do të përfundoj shum keq”. Jeft Bullgari kur e sheh se këta ishin të pamposhtur, tërhiqet pa bërë gjë, shkon në Prishtinë dhe tregon për sulmin që i bëhet atij. Jeft Bullgari e njihte Shaban Polluzhën, sepse aty afër kufirit me austro-hungarezet, Shabani kishte shtëpinë. Jefta, pothuajse për çdo ditë, kishte rast ta shihte dhe ta njihte Shabanin dhe bashkëfshatarët e tij.

 

Bullgarët vijnë nga Prishtina për ta arrestuar Shaban Polluzhën dhe familjen e tij. Në një anë e marrin Shabanin dhe në anën tjetër ia marrin të shoqën me dy vajzat: Kadën dhe Fatën. Që të gjithë i burgosin në Prishtinë por këtë gjë nuk e dinte Shabani. Shabanin e dërgojnë në burgun e Prishtinës, kurse familjen dhjetë ditë e mbajnë të izoluar në Tërstenik, në shtallë të kullës së Salih Idrizit. Pas dhjetë ditësh i çojnë në Sllatinë të Madhe, duke i mbajtur më shumë se tre muaj, dhe pastaj i derguan në Prishtinë. Shabani, që nga fillimi ishte burgosur në Prishtinë. Në një natë, gjatë darkës, njoftohet se tashti edhe familja e tij ishte arrestuar këtu. Kërkon nga gardianët që t’ia mundësonin për të kontaktuar me ta, por nuk e lejojnë. Ndonëse, pak më vonë, disi arrin të bie në kontakt me familjen dhe mëson se, për shkak të konfrontimit që kishte bërë me bullgarët në Vërbofc, ata i kishin marrë dhe burgosur.

 

Shaban Polluzha gjatë qëndrimit në burg, kishte vërejtur se herë pas here po vinte një mik i afërt, i cili e njihte dhe e dinte se ku qëndronte i burgosur Shaban Polluzha. Prandaj kur Shabani bie në kontakt me gruan e tij e këshillon që kur të vijë një njeri me këso pamje dhe rroba të veshura le të më troket në murin e jashtëm të dhomës së burgut. Gruja e Shabanit, kur e vëren atë njeri siç e kishte përshkruar Shabani, i rrëfen për porosinë që ia kishte dhënë Shabani. Ai njeri u përpoq sa pati mundësi për këtë familje të pafajshme që ta lirojë nga burgu. Si rezultat i angazhimit të tij, komandanti e liron Shabanin me familje. Shabani rrugës për në shtetpi e paguan një pajtan, si dhe e blen një dash dhe arrin së bashku me gruan dhe vajzat e tij në Polluzhë.

 

Në mes viteve 1923 – 1924, Shaban Polluzha ishte kryetar i komunës së Polacit. Gjatë kësaj kohe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtje të popullit nga pushtuesi i egër serbo-korato-slloven, po ashtu edhe në ruajtje dhe në mbrojtje të Lëvizjes Kombëtare (Lëvizjes Kaçake), të udhëhequr nga Azem Bejta. Shaban Polluzha kontaktet e para me Azem Bejten i ka pasur gjatë kësaj periudhe kohore. Shaban Polluzha kishte kontakte të shpeshta me Azemin, më qëllim të kordinimit të punëve brenda Lëvizjës Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Shumë herë Shabani e ka informuar Azemin, kur forcat serbe doninë ta rrethonin, duke e lajmruar që të largohet nga Çyçavica dhe të kalojë në malet e Gospojës, si dhe anasjelltas.

 

Çështja kombëtare ishte arsyeja e afrimit dhe e bashkëpunimit në mes këtyre dy burrave, mirëpo ky bashkëpunim bëhet edhe më i afërt me lidhjen e miqësisë në mes tyre.  Në natën e festës myslimane të Bajramit, Shaban Polluzha ishte miqësuar me Azemin. Ia kishte dhënë vajzën e tij, Fatën, për nipin. Mirëpo miqësia nuk vazhdon shumë përshkak se gjatë luftës së fundit që e zhvillon Azem Bejta, djali, për të cilin ishte e fejuar vajza e Shaban Polluzhës, vritet.

 

Një natë Shaban Polluzha shkon te Azem Bejta për të ndenjur dhe për të biseduar rreth çështjes kombëtare. Shabani qëndron disa orë dhe largohet nga konaku i Azemit. Në ato momente një person i cili ishte musafir i Azemit, e pyet Azemin se si ke besim në këtë Shabanin, kur ai është krytar komune? Azemi i përgjigjet duke i thën, citoj: “Shaban Polluzhës, unë voe me ju ba, nuk me then, e le ma të me tradhtojë.

 

Por Shabanin e kujtojnë me nostalgji edhe nipat e bashkëluftëtarëve të tij, që humbën jetën gjatë luftimeve për mbrojtjen e atdheut.

 

Shaban Polluzha ishte një njeri që nuk ju tremb kurrë rrezikut për atdheun, peripecitë ndaj tij ishin më shumë se  nhë luftë. Ai e urrente armikun po aq sa edhe padrejtësinë ndaj popullit të vet. Sa e sa heroizma kishte bërë vet ai me guximin dhe trimërinë që  e trashëgonte nga babai apo gjyshi. Një nga këto ishte shpëtimi i qindra të burgosurve në burgun më famkeq të Podujevës. Në pjesën e dytë tê këtij reportazhi do të ndiqni si ai kërkoi që pas vdekjes trupin t’ja lëshonin në ujë dhe se kush ishte bashkëluftëtari besnik i tij qê u vra së bashku me të.