“Ma bella”, Blerina Matraku : Karantina më bëri të kuptoj që është koha për ndryshim…

Ma bella”është kënga më e re e këngëtares Blerina Matraku i cili është një bashkëpunim me këngëtarin dhe producentin Minus ( Andi Hoxha). Në një intervistë për portalin Vizion.com.al , Bela na tregon përse vendosën t’a publikojnë këto ditë të vështiea dhe mund të jetë një shoqëruese shumë e mirë e këtyre ditëve për shqiptarët që qëndrojnë në shtëpi. Gjithashtu Blerian na tregon se si po i kalon ditët e izolimit, e cila thotë se e ka marrë me optimizëm dhe po kalon pak kohë me familjen duke i quajtur kështu pushime dhe pak kohë për reflektim . E pyetur se si i kalon ditë e izolimit ,Bela na tregon se bën maska për fytyrën , gatuan pafund , bën palestër në shtëpi , por pse jo dhe ndonjë dorë shahu me të atin , lexon libra , dëgjon muzikë. Gjithashtu Blerina na tregon se ka filluar të gatuajë gjëra tradicionale ,por ajo që na bëri më shumë përshtypje është gjëa e parë që Blerina do bëj sapo të dali nga karantina, ku na ka premtuar se do të martohet.Le të presim deri atëhere.

Kënga dhe klipi juaj më i ri “Ma bella” si erdhi një bashkepunim me “Minus” (Andi Hoxha)?

-Po… “Ma Bella” është kënga “Jonë” e re… Them kënga jonë pasi është bashkëpunim me “Minus” (Andi Hoxha)… Një super talent dhe vokalist,si dhe producent i këngës “Ma Bella”,I cili më bëri ftesën për të pasur këtë bashkëpunim,dhe e pranova me kënaqësi,pasi përvec Andit që është talent,stafi Fullmon Production,përvecse janë miqtë e mi,ata janë shumë të talentuar dhe shumë të kujdesshëm në atë që bëjnë dhe mua më kanë dhënë gjithë kujdesin dhe energjinë e mundshme… Producenti Eli-G(këngëtar),dhe regjiisore Klaudia Shehu,të cilët gjejmë momentin ti falenderojmë për realizimin profesional dhe me sukses të këtij projekti…

“Ma bella” mos ka lidhje me emrin tënd Bela apo pse vendosët këtë titull ?

Eshtë e vërtetë që mua më thërrasin Bela në rrethin shoqëror dhe në familje,por kjo ishte një rastësi e bukur që na erdhi në kënge,dhe fakti që flokët e mia janë kaçurrela,ç’do gjë u kopsit bukur,ndoshta prandaj dhe bashkëpunimi ishte i frytshëm…

Si është pritur klipi deri tani nga publiku?

Realisht është pritur shumë mirë,e pëlqejnë shumë,dhe na kanë dhënë suport duke e postuar vazhdimisht,i falenderojmë të gjithë ,edhe pse e theksojmë,kënga ka nevojë për menaxhim më të mirë,por vetë momenti ku ndodhemi,nuk të favorizon…

Përse menduat t’a publikonit tani në këtë situatë të jashtëzakoncme ?Ishte menduar më parë apo e patë të arsyeshme për t’ju sjellë pak adrenalinë për të kërcyer nga shtëpia cdo shqiptarë për ta thyer pak këtë situatë të zymtë që po kalojmë?

-Për vetë faktin që xhirimet janë bërë disa muaj më parë,sigurisht që kjo situatë nuk mendohej as në ndonjë perceptim të shëmtuar. Duke parë situatën e Pandemisë Botërore,dhe që me shpejtësinë më të madhe ndryshoi jeta e gjithsecilit,vendosëm që ta publikojmë,për të dhuruar dhe kontribuar sado pak,në heqjen e mëndjes,kundrejt lajmeve të njëpasnjëshme dhe të paevitueshme për situatën… Nuk u mor ky vendim për të marrë vëmendje apo për tu bërë mediatike, e theksojmë,por situata është aq e trishtuar sa kemi nevojë per pak buzëqeshje në gjithë këtë kaos botëror, nëse mund ta quaj kështu… Arti është kontribut,dhe do ta japim që ç’ke me të… Artisti jep nga jeta e tij,që të tjerët të buzëqeshin sërish…

Ju si po i kaloni ditët e izolimit në shtëpi?

Sigurisht po merrem me ato gjëra të cilat na kanë munguar shumë në një farë mënyre,nga jeta aktive që kemi pasur,sigurisht dhe obligimet shoqërore i kishim lënë mënjanë,gjërat e vogla të shtëpisë por aq domethënese… Përvec gatimit,punëve,leximit ,ndonjë lojë shahu,disa ushtrime në kushtet e shtëpisë,po kalojmë më shumë kohë me të shtrenjtët tanë…

 Cfarë ju ka munguar më shumë gjatë këtyre ditëve nga jeta normale ?

-Palestra,ajo më mungon realisht,vrapi në ajër të pastër,dhe kafja me miqtë…

Çfarë ke kuptuar në karakterin tënd gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi ?

Unë e dija që njeriu është një qënie e programueshme,dhe këtë e kisha provuar me disiplinën në sport apo në gjërat e përditshme të jetës,por jo në këtë formë… Me këtë “Karantinim”, kuptova që njeriu përshtatet me ç’farëdo lloj situate,kuptova që ne jemi të fortë,dhe që ne mund të jemi më të mirë… “We could bee better”… Kam kuptuar që është koha për ndryshim.

 Për cfare ju ka shërbyer më shumë Karantina ?

Për të ridisiplinuar vetveten…

Cila ka qënë ajo gjë që izolimi të ka detyruar ta bësh kundër dëshirës tënde ?

Të bëj palestrën në shtëpi,dhe sigurisht të rri brenda 24/24

 Disa artistë janë shperhur se qëndrimi në shtëpi ju ka shërby dhe si reflektim ,Po për ty ?

Sigurisht,madje shumë… Reflekton për gjërat që duhet ti bëjë më mirë…

Cfarë ke mësuar nga vetja që nuk e dije gjatë izolimit ?

Nuk e dija që isha kaq gjumashe…

Më thuaj pak si është 24 orëshi i izolimit i Blerina Matrakut ?

Ok,punë shtëpie,shumë punë. Sigurisht që po gatuaj gjëra të ndryshme,dhe po eksperimentoj me receta të ndryshme,ndonjë lojë shah me Babin,flasim me të afeërmit dhe shoqërine në tel… Një pjesë të mirë të kohës ma merr leximi dhe studimi,palestra në shpi… Dhe pa harruar meditimin…Po,ikën koha,problemi është vazhdimësia,se kjo është ajo që shqetëson më tepër…

Jeta juaj më parë ishte plot me aktivitete sa ju mungon?

Ndoshta një pushim i bëri mirë të gjithëve… Kanë qënë dite që kanë shërbyer për të rënditur mendimet… Gjithmonë mundohem të marr situatën në dorë,dhe marr përparësi,në këtë moment është më e rëndësishme të rrimë në shtepi,për të mbrojtur veten dhe të tjerët…

 

Çfarë ke gatuar këto kohë ndonjë specialitet tëndin?

Gjithshka kam gatuar,madje e kam lënë dietën mënjanë,dhe kam filluar me ca gatime tradicionale,më kish marrë malli…

Sa kile ka shtuar Bela deri tani ?

Besoj 3-4 të mira…

Cfarë do të bësh sapo të dalësh nga Karantina ?

Do martohem…

Cfarë e pret Blerina Matrakun gjatë kësaj vere që po vjen ?

Do doja shumë detin ….Pushime në det … Shpersoj që natyra të mos jetë mërzitur aq shumë me ne , sat ë na privoj nga kjo gjë . Vetëm kaq.

 Intervistoi  Era Cela

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *