Lulzim Basha i shmanget akuzave të Topallit për 2 vilat dhuratë nga...

Lulzim Basha i shmanget akuzave të Topallit për 2 vilat dhuratë nga oligarkët, nuk tregon se ku jeton me qira sot

332
0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu shmang dje në mbrëmje në emisionin “Opinion”, pyetjeve të gazetarëve lidhur me akuzat e hedhura ndaj tij edhe nga një prej figurave historike në PD, Jozefina Topalli, për vilat e përfituara dhuratë. I pyetur nga gazetari Lorenc Vangjeli për deklaratat e Topallit, se Lulzim Basha është bërë pronar vilash të dhuruara nga oligarkët, Basha e anashkaloi përgjigjen, duke u marrë me akuzat politike ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

 

Basha tha se jeton me qira sot, por pa treguar se ku dhe as nuk hodhi poshtë akuzat se jeton në rezidencën “Long Hill” të biznesmenit Agron Papuli.

 

Diskutimi:

 

Vangjeli: Kryetari i Bashkisë ju ka shndërruar në target dhe sot, me një akt befasues, tha se i ka refuzuar lejen e ndërtimit një të afërmi tuaj. Unë nuk e di se pse duhet të penalizohet i afërmi juaj nga Bashkia e Tiranës në këtë rast, por edhe ai duke bërë një akt të tillë diskriminues bën një akt politik, ju përmend juve vilat e famshme, njësoj siç jua përmendi znj. Topalli, e cila thotë se Edi Rama ka shanse për një mandat të tretë.

 

Basha: Unë jam me qira për arsye familjare, të veçanta, të cilat jua kam shpjeguar dhe kjo është fare transparente, jo se nuk kam pasur mundësi, se unë ju kam thënë, nuk hyra në politikë i varfër dhe pasuria ime ka qenë dhe është transparente para të gjithëve.

 

Vangjeli: Përmendet edhe Znj.Topalli, që gjithashtu ju përmend si pronar vilash…

 

Basha: Keni dëgjuar dhe do të dëgjoni të njëjtën gjë, sulme denigruese ndaj meje në forma, në mënyra të ndryshme.

 

Vangjeli: Ish pallati juaj vazhdon të jetë i banueshëm?

 

Basha: Pallati im është në qendër të Tiranës, ka qenë aty para se të hyja në politikë. Pasuria ime është transparente.

 

Vangjeli: Jo, jo flas për largimin tuaj…