Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.
Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit.
E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.
Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.
Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit.
Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre.
Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.
Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800.
Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta.
Si të kujdeseni
Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete.
Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.
Si ta ujisni
Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë.
Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë.
Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.
Temperatura e duhur
Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi.
Mbajini në vende të ngrohta e me diell.
Si ta ruani pas festave
Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm.
Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj.
Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët./AgroWeb