Luiza Gega është shpallur atletja më e mirë e muajit janar në Europë. Ky është vlerësimi i Federata Europiane e Atletikës, e cila zhvilloi anketën e saj të përmuajshme, ku morën pjesë mbi 34 mijë votues.
Vrapuesja dibrane, e cila theu në Karlsruhe rekordin kombëtar në 3000 metra duke regjistruar kohën 8:44.46, çka i siguroi vendin e tretë në këtë displinë.
Në anketën e kryer nga EAF, Gega grumbulloi 5862 vota, duke lënë pas ukrainasen Mahuçik me 5653 vota dhe suedezen Bengston me 3848 vota. Në kategorinë meshkuj, çmimin e parë e mori zvicerani Uanders me 4371 vota.