Lufta më pranë se kurrë, ukrainasit nuk e ndalin “qejfin” për asgjë...

Lufta më pranë se kurrë, ukrainasit nuk e ndalin “qejfin” për asgjë në botë, ju duket situatë “jo-reale”, shikoni pamjet nga jeta e natës në Kiev

301
0

Me më shumë se 100 mijë ushtarë rusë në kufijtë e tyre, dhe me burimet e agjencive perëndimor që parashikojnë një mundësi sulmi afatshkurtër të Moskës, popullsia ukrainase ndodhen në një situatë të vështirë, pothuajse paradoksale, ku vetëdijshmëria që një sulm i tillë do ta shihte patjetër të humbur përzihet me bindjen se asgjë e tillë mund të ndodhë realisht, në 2022.

Edhe pse kancelaritë më të rëndësishme në botë vijojnë takimet me Kremlinin për të gjetur një shteg diplomatik, edhe pse mundësia e shtimit domethënës të pranisë ushtarake amerikane në Europë është konkrete, gjithçka nga Kievi duket ende si një skenar filmi që i përfshin ato ende në mënyrë të kufizuar.

Dhe kështu, në të njëjtin moment që aeroplanmbajtësja Harry Truman për herë të parë nga Lufta e Ftohtë kalon sërish në komandën e NATO-s, dhe 80 tonelata armatime kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas si donacion nga Pentagoni, sërish jeta duket sikur vijon e njëjtë në rrugët e Kievit, dhe njerëzit më shumë se luftës po i japin vëmendje argëtimit të rigjetur pas masave shtrënguese të COVID-19.

 

“Klubet dhe diskotekat janë hapur, kemi programin artistik të kopsitur deri në fund të vitit. Gjithçka do të mbyllet vetëm në rast të një situate shumë serioze, por asnjë këtu mendon se diçka mund të ndodhë në Kiev”, thotë Alisa, CEO e një agjencie eventesh.

 

“Nuk ka ende shumë njerëz këtu që po përgatiten për një pushtim të mundshëm, i duket thjesht jashtë realitetit”, shton ajo.

 

 

Janë shumë ata që duan të reagojnë nga një paralizë mendore që i bën thjesht banorët e kryeqytetit spektator të ngjarjeve. Shumë prej tyre nuk shohin më lajmet. “Nuk i ndjek, nuk dua të më shkatërrohet humori. Mund të duket si papërgjegjësi, por në fakt nuk ka kuptim të të kapë paniku”, shpjegon këngëtarja Ira Kushenko. Ata pak që munden, kanë prenotuar bileta për vende si Spanja, Greqia dhe Italia, ku të presin disa javë që të qetësohen ujërat, ndërkohë që kompanitë e huaja i kanë dhënë udhëzim personelit që të lejnë vendin. Por ujërat mund të jenë të trazuara gjatë, dhe aty fillojnë pikëpyetjet për të ardhmen.

“Kam një makinë, një apartament, kam prindërit, djalin tim, madje edhe ish-bashkëshortin. Kam gjithçka këtu. Po ika tani, dhe asgjë ndodh, çfarë do të ndodh kur të kthehem? Por nga ana tjetër po të rri këtu, ka edhe mundësi që të vdesë”, përmbledh Kseniya ndjesitë e mijëra të rinjve që ndodhen si të humbur në rrugët e Kievit.