“Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e masave: Pandemia nuk...

“Lufta” me Covid-19/ Soreca bën thirrje për zbatimin e masave: Pandemia nuk ka mbaruar ende

420
0

Ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka reaguar sa i përket situatës së Covid-19 në Shqipëri.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër # COVID-19 nuk ka mbaruar ende! Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e # Covid19! Kontriboni në sigurinë kolektive! Vazhdoni #distancën sociale!”- shkroi ai. Theksojmë se në vendin tonë rastet e reja me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm javët e fundit, duke ngjallur sërish një shqetësim sa i takon shëndetit të qytetarëve. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2.752 të infektuar dhe 72 viktima.